Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
DASH raport për transparencën fiskale, Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet!
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka publikuar Raportin e Transparencës Fiskale për vitin 2025, i cili vlerëson nëse qeveritë që marrin ndihmë nga SHBA-të plotësojnë kërkesat minimale të transparencës fiskale. Në këtë raport, Shqipëria është mes 71 vendeve që përmbushin standardet. DASH thekson se vendi ynë ka bërë përparim të rëndësishëm në këtë fushë, duke adresuar mangësitë kryesore që kishin penguar transparencën fiskale në të kaluarën. Çfarë përfshin raporti? Raporti analizon nëse qeveritë publikojnë dokumentet kryesore të buxhetit, si buxheti i përgjithshëm, raportet e auditimit të jashtëm dhe informacionet mbi kontratat dhe licencat e qeverisë. Për të plotësuar kërkesat minimale, këto dokumente duhet të jenë të disponueshme për publikun, të jenë mjaftueshëm të plota dhe të jenë përgjithësisht të besueshme. Në raportin e këtij viti, 72 shtete kanë plotësuar...