Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Aksident në autostradën Lushnjë–Fier, plagoset rëndë një person
Kronikë E Shtunë, 20 Shtator 2025 17:36 Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme në autostradën Lushnjë–Fier, pranë fshatit Savër. Një fuoristradë me targa AC 099 XC, gjatë tentativës për të kryer një parakalim, është përplasur në pjesën e pasme të një kamioni. Nga përplasja ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i automjetit, i cili u transportua me urgjencë në spitalin e Lushnjës. Policia rrugore ndodhet në vendngjarje, ku po punon për menaxhimin e qarkullimit të rënduar dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.