Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Autovetura përplaset me kamionin në Lushnjë, plagoset nëna me dy fëmijët
Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lushnje-Fier në afërsi të fshatit Savër. Bëhet me dije se një automjet tip fuoristradë me targa AC 099XC ku udhëtonin burrë e grua dhe dy fëmijët është përplasur me pjesën e pasme të një kamioni që i ka zënë rrugën. Si pasojë e përplasjes e kanë mbetur të plagosur nëna me dy fëmijët. Këta të fundit janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e plota të aksidentit. gijotina.com/