Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Rama: Shqipëria duhet të fillojë të tërheqë mjekë nga jashtë
Ministrja e re e Shëndetësisë, Evis Sala u prezantua sot nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me stafin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Rama tha se QSUT duhet të synojë të jetë pjesë e 500 spitaleve më të mira në botë. Duke u ndalur te eksodi i bluzave të bardha që ka prekur vendin vitet e fundit, kryeministri Edi Rama theksoi se “Shqipëria duhet të fillojë të tërheqë mjekë nga jashtë”. Sipas tij synimi nuk duhet të jetë vetëm rikthimi i mjekëve shqiptarë që punojnë jashtë, por dhe krijimi i një ambienti për të tërhequr mjekë të huaj.