Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Ish-ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim del në pension, i jep fund karrierës diplomatike
Yuri Kim SHBA-Ish-ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim në Tiranë në vitet 2019-2023 i ka dhënë fund karrierës së saj diplomatike. Kim e ka dhënë vendimin përmes një ceremonie të mbajtur një ditë më parë, për daljen e saj në pension nga shërbimi i jashtëm i SHBA-së. Në ceremoni kanë marrë pjesë të afërm të saj, kolegë, ish-ambasadori i SHBA-ve në Tiranë, Aleksandër Arvizu, Ambasadori i Shqipërisë në Uashington, Ervin Bushati dhe gazetarja Ilva Tare. Së fundmi Kim mbante postin e Këshilltares së Lartë për Efiçencë dhe Përgjegjësi, në Departamentin amerikan të Shtetit (DASH). Ajo shërbeu gjatë karrierës së saj në Kore, Japoni, Kinë, Irak, Turqi dhe në Tiranë.