Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Aksident në aksin Fier-Lushnjë, makina përplaset me kamionin! Lëndohet nëna me dy vajzat
Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier-Lushnje në afërsi të Savrës. Një makinë në të cilin udhëtonte një familje i është bllokuar rruga nga një kamion, ç’ka ka sjellë dhe përplasjen mes mjeteve. Për pasojë ka mbetur të lënduar lehtë gruaja dhe dy vajzat që ndodheshin në makinë. Ato janë dërgaur menjëherë në spital ku janë nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut.