Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Naim Frashëri, poeti me pesë varre
Për pesë varret e Naim Frashërit është shkruar dhe më parë, por me pasaktësi të mëdha. Ky shkrim i studiuesit të njohur Valter Gjoni, botohet me qëllim që lexuesit të njihen saktësisht, sipas dokumenteve dhe fotografive të kohës, me vendet, kohën dhe marrjen e iniciativave për varrimet e poetit tonë kombëtar. Nga Valter Gjoni Varrimi i parë, 20 tetor 1900 Ora 7. Arritmë në varri. Këtu na pret një helm i ri: jemi përpara varrit t’Abdul beut, të dy vëllezrit që kanë rrojtur bashkë, kanë punuar bashkë, kanë pasur një qëllim e një mendim, e janë përpjekur tërë jetën e tyre për Shqipërinë, janë dhe pas vdekjes ngjitur në varr. Mitat Frashëri “Atje tutje, në rëzë të sypërfaqes ku bashkohen ca repe, në një varr...