Vetëm 3 muaj pas grabitjes, Austin Butler blen shtëpinë e Brad Pitt për afro 5 milionë euro

Vetëm 3 muaj pas grabitjes, Austin Butler blen shtëpinë e Brad Pitt për afro 5 milionë euro

Aktori i njohur Austin Butler ka blerë rezidencën e dikurshme të Brad Pitt në zonën ekskluzive të Los Feliz, Los Angeles, për shumën 5.2 milionë dollarë (rreth 4.89 milionë euro). Marrëveshja u mbyll javën e kaluar, vetëm pak muaj pas një grabitjeje që kishte ndodhur në këtë pronë, raportoi TMZ. Ngjarja e grabitjes kishte ndodhur në qershor, kur Brad Pitt ndodhej në Tokio. Tre persona u futën në shtëpi përmes dritareve dhe qëndruan aty për rreth 10 minuta, duke marrë sende me vlerë ende të papublikuara. Hetimet çuan në arrestimin e tre të dyshuarve në gusht, ndërkohë që Pitt ndërmori menjëherë masa shtesë sigurie. Megjithatë, incidenti duket se e shtyu aktorin ta nxjerrë në shitje pronën. Shtëpia, e njohur si “Shtëpia e Çelikut”, shtrihet në...