Kaos në aeroportet kryesore europiane, sulmet kibernetike vonojnë dhe anulojnë dhjetëra fluturime

Kaos në aeroportet kryesore europiane, sulmet kibernetike vonojnë dhe anulojnë dhjetëra fluturime

Aeroportet kryesore evropiane kanë përjetuar ndërprerje të rënda që nga nata e të premtes, pasi një sulm kibernetik goditi Collins Aerospace, një ofrues global i shërbimeve të regjistrimit dhe imbarkimit të linjave ajrore. Kompania konfirmoi se po “përballej me një problem teknik që mund të shkaktojë vonesa në nisjet e pasagjerëve”. Aeroporti më i madh i Londrës Heathrow tha se po punonte për të zgjidhur menjëherë problemin dhe i këshilloi udhëtarët të kontrollonin statusin e fluturimit të tyre para se të niseshin. Gjithashtu kërkoi që pasagjerët të mbërrinin jo më herët se tre orë para fluturimeve ndërkombëtare ose dy orë para fluturimeve vendase. “Ne kemi vendosur staf shtesë në zonat e regjistrimit për të ndihmuar dhe minimizuar ndërprerjet”, tha një zëdhënës i Heathrow, duke kërkuar...