Vota e 11 Majit/ KQZ ndan 12 milionë lekë për Qorin, Lapajn, Shehajn dhe Bashën

Vota e 11 Majit/ KQZ ndan 12 milionë lekë për Qorin, Lapajn, Shehajn dhe Bashën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi shpërndarjen e kompensimit financiar paszgjedhor për subjektet zgjedhore që morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit, të cilat nuk kishin përfituar fonde paradhënie. Këto parti kanë plotësuar kriterin, pasi kanë marrë më shumë se 1% të votave të vlefshme në shkallë vendi. Në total janë 12.756.458 lekë, që do të shpërndahen për partitë e Arlind Qorit, Adriatik Lapajt, Agron Shehajt dhe Lulzim Bashës. Ky i fundit me Koalicionin Euroatlantik nuk ia doli të marrë asnjë mandat deputeti, por me 20.885 vota që grumbulloi arrijnë në 1.30% e votave të vlefshme. Lëvizja Bashkë – 2.307.418 lekë Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet – 3.884.362 lekë Partia Mundësia – 4.601.488 lekë Partia Koalicioni Euroatlantik – 1.963.190 lekë Top Channel