Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Belinda Balluku financoi PD në 46 protesta kundër Veliajt nëpërmjet Belo Ezmerit, kryetari i Bashkisë së Tiranës…
Rigels Seliman Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka pësuar një rënie të papritur dhe tronditëse në skenën politike shqiptare. Dikur i konsideruar si “delfini” i kryeministrit Rama, Veliaj tashmë është kthyer në shembullin më të freskët të “shokut politik” që prodhon pushteti në Tiranë. Arrestimi i tij nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), në muajin shkurt 2025, për korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash, hapi një zinxhir akuzash e kundër akuzash që po zbulojnë përplasjet e nëndheshme brenda kupolës së Partisë Socialiste. “Thika pas shpine” nga brenda PS Por çfarë qëndron pas kësaj rënieje të shpejtë? Faktet e deritanishme tregojnë se figura kyçe që ka lëvizur fijet është zv/kryeministrja Belinda Balluku. Prej kohësh, ajo shihej si rivale e drejtpërdrejtë e Veliajt në garën për trashëgiminë politike...