Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
S&P rikonfirmon vlerësimin e Shqipërisë në “BB” dhe perspektivë “të qëndrueshme”
Agjencia e vlerësimit të kreditit “Standard & Poor’s Global Ratings”, në raportin e saj më të fundit të publikuar më 19 Shtator 2025, ka rikonfirmuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “BB”, duke konfirmuar gjithashtu një perspektivë “të qëndrueshme”.Sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, ky vlerësim pasqyron besimin e fortë të agjencisë për stabilitetin makroekonomik të Shqipërisë dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë përballë sfidave globale.Agjencia thekson se disiplina fiskale e Shqipërisë dhe rezervat valutore të forta mbështesin stabilitetin makroekonomik të vendit. S&P vlerëson se perspektivat e rritjes ekonomike mbeten rezistente, të mbështetura nga investimet private dhe procesi i anëtarësimit në BE.Në aspektin e rritjes ekonomike, S&P parashikon një zgjerim të PBB-së reale me rreth 3.6% në vitin 2025, të nxitur nga shpenzimet e qëndrueshme...