Goditet prostitucioni në një lokal në Fier, në pranga 2 vajza nga Uganda dhe 3 tutorë

Goditet prostitucioni në një lokal në Fier, në pranga 2 vajza nga Uganda dhe 3 tutorë

Policia e Fierit, pas një hetimi të kryer prej 7 muajsh në drejtimin e Prokurorisë, ka zbuluar në Mbrostar, një lokal ku ushtrohej prostitucion. Si rezultat, janë arrestuar tre organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale, si dhe dy shtetase nga Uganda, të cilat ushtronin prostitucion. Më konkretisht, në kuadër të operacionit të koduar “Prive” janë vënë në pranga shtetasit Osjon Puka, 29 vjeç, banues në Fier, Klodjana Haskasa, 24 vjeçe, banuese në Peqin, Orkida Gajo, 32 vjeçe, banuese në Fier, Ruth Mutesi, 24 vjeçe, banuese në Uganda dhe Shaluwah Nalutaaya, 22 vjeçe, banuese në Uganda. Raportohet se vajzat nga Uganda ishin punësuar për të performuar kërcime, por ushtronin edhe prostitucionin. “Nga hetimet ka rezultuar se në një lokal në Mbrostar, ku shtetaset nga Uganda ishin punësuar për të performuar kërcime, ato...