Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kartë e artë me vlerë një milion dollarë, Trump prezanton pasaportën e re për të hyrë në SHBA
Të varfrit përjashtohen. Inxhinierët e teknologjisë së lartë do të kenë hyrje të kufizuar. Ndërsa për të pasurit, dyert do të jenë të hapura, madje pa pritur në radhë. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka prezantuar një version të ri të të shumëpërfolurës “kartë e artë”, një leje e shpejtë hyrjeje që kushton një milion dollarë dhe u lejon të huajve të pasur të jetojnë dhe të punojnë në SHBA. Trump nuk e ka bërë të qartë nëse kjo kartë e artë do të zëvendësojë vizën aktuale EB-5, e cila u jepet investitorëve dhe që prej kohësh përdoret nga të pasurit si rrugë e shpejtë për të hyrë në vend, përmes një investimi prej 800 mijë dollarësh. Ekspertët ligjorë dhe avokatët e çështjeve...