Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Kultivonte bimë narkotike në oborrin e banesës së tij, bie në pranga 23-vjeçari në Kurbin
Një 23-vjeçar në Kurbin është arrestua ditën e sotme pasi kultivonte bimë narkotike në oborrin e banesës së tij. Sakaq, blutë bëjnë me dije se gjatë kontrollit fizik në banesën e 23-vjeçarit, janë gjetur dhe asgjësuar 23 bimë narkotike. Njoftimi i policisë Kurbin/Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike. Kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij, në fshatin Shpërdhet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 23-vjeçari. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve të zhvilluara në kuadër të planit operacional “Koordinata”, duke përdorur edhe dronë, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin N. A., 23 vjeç, banues në fshatin...