Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
I riu kapet në autostradën Tiranë-Durrës me mbi gjysmë kilogrami kokainë
Kronikë E Shtunë, 20 Shtator 2025 09:22 Një i ri është kapur në autostradën “Tiranë-Durrës”, duke transportuar një pako me kokainë, me qëllim për ta shitur në doza në zonat e Yzberishtit, Kasharit dhe “Ali Demi”. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Trekëndëshi” është vënë në pranga shtetasi Behar Sorra, 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. “Shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin e dyshuar tip “Benz”, në autostradën “Tiranë-Durrës”, në afërsi të Vorës, që drejtohej nga shtetasi Behar Sorra. Nga kontrolli në këtë automjet, u gjet një pako me 564 gramë lëndë narkotike Kokainë, e cila dyshohet se do të ndahej në doza e do të shitej në zonat Yzberisht, Kashar dhe “Ali...