Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Trekëndëshi”/ U kap duke transportuar pako me kokainë, arrestohet 22-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Trekëndëshi”, duke arrestuar një 22-vjeçar që transportonte lëndë narkotike me qëllim shpërndarjen në doza. 22-vjeçari u kap në flagrancë, në autostradën “Tiranë-Durrës”, duke transportuar pako me Kokainë, për ta shitur në doza në zonat Yzberisht, Kashar dhe “Ali Demi” Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një pako me 564 gramë kokainë. Sipas njoftimit zyrtar po ashtu, u sekuestrua edhe automjeti që përdorte i riu. “Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë informative, për një shtetas që transportonte Kokainë, me automjet, në autostradën “Tiranë-Durrës”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin “Trekëndëshi”. Shërbimet e Policisë lokalizuan dhe...