Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Trump tha se donte ta shkarkonte, prokurori i përgjithshëm i Virxhinias lajmëron dorëheqjen nga posti
Prokurori amerikan, Erik Siebert i tha stafit të tij të premten se do të japë dorëheqjen, pasi u përball me presion të madh nga Presidenti Donald Trump për të akuzuar Prokuroren e Përgjithshme të Nju Jorkut Letitia James për mashtrim me hipotekat. Sipas CNN, nuk është e qartë se kur do të hyjë në fuqi dorëheqja e tij. Trump tha të premten se Siebert, prokurori amerikan në Distriktin Lindor të Virxhinias, duhet të humbasë postin. “Po, dua që ai të largohet, po”, tha Trump në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me shkarkimin e Siebert, duke shtuar se gjithashtu nuk i pëlqente që dy senatorët demokratë të Virxhinias e kishin miratuar atë si pjesë të një zakoni të Senatit. “Kur mësova se ata votuan për...