Donald Trump bisedë telefonike me homologun kinez, dy presidentët do të takohen gjatë vjeshtës

Donald Trump bisedë telefonike me homologun kinez, dy presidentët do të takohen gjatë vjeshtës

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se do të takohet me homologun kinez, Xi Jinping, gjatë vjeshtës në samitin për Bashkëpunim Ekonomik të Azi-Paqësorit (APEC), që mbahet në Korenë e Jugut. Udhëheqësi amerikan e bëri këtë njoftim përmes platformës së tij sociale, Truth Social, pasi zhvilloi një bisedë telefonike me Xinë. Trump tha se do të udhëtojë për në Kinë në fillim të vitit të ardhshëm dhe pret që edhe udhëheqësi kinez të vizitojë Shtetet e Bashkuara. “Sapo përfundova një bisedë shumë produktive me presidentin Xi të Kinës”, shkroi Trump. “Kemi bërë përparim në shumë çështje të rëndësishme, përfshirë tregtinë, fentanilin, për nevojën që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të marrë fund dhe miratimin e marrëveshjes për TikTok-un”. “Po ashtu u pajtova me presidentin Xi se...