Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Fabrika “Fresh” në Dropull, drejt mbylljes mes mungesës së fuqisë punëtore dhe rënies së konsumit
Në sektorin e prodhimit të pijeve freskuese, vështirësitë mbeten të larta, veçanërisht për prodhuesit e vegjël që zakonisht operojnë me fitime minimale ose aspak.Rënia e konsumit, kostot e larta fikse dhe mungesa e fuqisë punëtore po i çojnë këto biznese drejt falimentimit. Një nga rastet më të prekura është ai i fabrikës së pijeve freskuese “Fresh” në fshatin Dropull të Gjirokastrës.Pas pesë vitesh të mbijetesës në kushte të vështira, fabrika “Fresh” ndodhet në kufijtë e mbylljes. Kapaciteti prodhues është reduktuar në vetëm 25% të linjave operative, kryesisht për shkak të mungesës së specialistëve në prodhim dhe shpërndarje.Nga 90 punonjës që kishte në të kaluarën, aktualisht kompania funksionon me vetëm 30 punëtorë aktivë.Administratori i kompanisë, z. Kostandin Bezhani, tregon se sfida më e madhe sot është...