Burimi:
Sportiim.al

Foto © Sportiim.al
Milinkoviç: Elbasani? Askush nuk e di forcën e skuadrës së Partizanit
Mlladen Milinkoviç e ka të qartë. Pas asaj humbje të thellë me Vllazninë 4-1 duhet reagim në shtëpi përballë Elbasanit. Të kuqtë kanë 4 pikë në tre takime për vendin e katërt provizor. Trajneri flet para sfidës së nesërme parashikuar për në orën 19:00 në “Arena e Demave”, Milinkoviç: “Jemi përgatitur si çdo ndeshje tjetër, sepse në sezonin e kaluar fitoi Partizani dhe shpresoj të ndodhë përsëri. Ka shumë lojtarë të rinj në ekipin tonë dhe në ekipin e tyre, ndaj është një ndeshje e re. Kështu e shoh unë, çdo ndeshje është e rëndësishme kur ke objektiva, duhet të shohësh në mënyrën që në secilën prej tyre të marrësh tre pikët. Nëse sheh rezultatin e javës së kaluar, ata vijnë nga një fitore dhe...