Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Trump dhe Erdogan do të takohen më 25 shtator në Shtëpinë e Bardhë
Presidenti Donald Trump do të takohet me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan në Shtëpinë e Bardhë më 25 shtator. Presidenti amerikan njoftoi takimin përmes një postimi në Truth Social. Trump njoftoi gjithashtu se me presidentin turk do të diskutojë edhe rreth avionëve F-35. Në postimin e tij në Truth Social, presidenti amerikan shprehet: “Jam i kënaqur të mirëpres Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Shtëpinë e Bardhë më 25 shtator. Po punojmë me Presidentin për shumë marrëveshje tregtare dhe ushtarake, duke përfshirë një blerje në shkallë të gjerë të avionëve Boeing, një marrëveshje të rëndësishme për F-16 dhe vazhdimin e bisedimeve për F-35, të cilat presim të përfundojnë me një rezultat pozitiv. Unë dhe Presidenti Erdogan kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë...