Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Palestinezët rrëfejnë sfidat e shpërnguljes në Gaza: Po shkojmë nga njëri ferr në tjetrin
Ndërsa Izraeli vazhdon operacionin e tij për të pushtuar plotësisht qytetin e Gazës, palestinezët e zhvendosur në “zonën humanitare” në Gazën jugore thonë se kushtet po përkeqësohen, ndërsa zonat mbipopullohen. “Po jetojmë në kushte kaq të vështira saqë as një kafshë nuk mund të mbijetojë. Mendonim se këto zona humanitare për të cilat folën do të kishin ujë dhe tenda por përfunduam duke jetuar në rrugë”, tregon një zonjë palestineze. Edhe pse ushtria Izraelite u ka premtuar banorëve kushte më të mira, mbijetesa është bërë e pamundur. Banorët të cilët ecin me orë të tëra ose paguajnë qindra dollarë për transportin thonë se është thuajse e pamundur të gjejnë ushqim dhe strehim. “Të gjithë po kërkojnë një vend të sigurt. Duhet të shihni se si...