KFOR ndalon fluturimet mbi KEK, kryesisht për dronët

KFOR ndalon fluturimet mbi KEK, kryesisht për dronët

Bota E Premte, 19 Shtator 2025 19:29 Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka ndalur fluturimet mbi zonën operacionale të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK). Ky vendim që veçmas ka të bëjë kryesisht me dronët, do të hyjë në fuqi më 1 shtator, bëri të ditur KEK-u përmes një njoftimi. KEK-u tha se sipas ligjeve në fuqi, objektet dhe asetet e saj kategorizohen se janë pjesë e infrastrukturës kritike të Kosovës. “Kjo infrastrukturë përfaqëson themelin e furnizimit me energji elektrike për të gjithë qytetarët dhe ekonominë e vendit, duke e bërë atë një produkt thelbësor dhe të pazëvendësueshëm për jetën e përditshme dhe zhvillimin kombëtar”, u tha në njoftim. KEK-u tha se vendimi për ndalimin e fluturimeve mbi infrastrukturën energjetike është “dëshmi” se institucionet...