Gjyqi i Plarent Dervishajt, dëshmon pajtuesi i gjaqeve dhe zyrtari i Policisë së Durrësit

Gjyqi i Plarent Dervishajt, dëshmon pajtuesi i gjaqeve dhe zyrtari i Policisë së Durrësit

Një pajtues gjaqesh, një oficer policie, një dëshmitar okular, por dhe 3 të tjerë dëshmuan në Gjykatën e Posaçme, në procesin ndaj Plarent Dervishajt dhe Julian Meçes, të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, aktualisht deputet i Kuvendit. Në ngjarjen e ndodhur më 1 nëntor 2019 në segmentin Durrës-Tiranë, ku makina në lëvizje e Ndojës u qëllua me breshëri automatike, u plagos prokurori Ndoja, bashkëudhëtari i tij, Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi i Shijakut” dhe shoferi i mjetit, Andi Maloku, që ndërroi jetë më pas në spital, shkruan A2. Dëshmitari Haxhi Murati tha se ishte pajtues gjaqesh dhe se pak kohë pas ngjarjes ishte kontaktuar nga Asllan Rraja, që është babai i Redian Rrajës, i dënuar me burg përjetë si një nga autorët...