Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
SHBA/ Sekuestrohen 34 ton kokainë, 59 të arrestuar
Forcat e marinës amerikane kanë zhvilluar një aksion të amdh në pjesën lindore të Oqeanit Paqësor, ku sekuestruan mbi 34 ton kokainë. Mediat raportojnë se që nga nisja e tij, operacioni ka çuar në 20 ndërhyrje detare, me një mesatare prej 820 kilogramësh kokainë të sekuestruar çdo ditë, si dhe në arrestimin e 59 personave të dyshuar për trafik droge. Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare e ka cilësuar këtë fushatë si një “goditje e vërtetë kundër karteleve”. Trump dhe politika e ashpër ndaj karteleve Kjo ofensivë vjen në vazhdën e qasjes së ashpër të promovuar nga Donald Trump për të luftuar trafikun e drogës dhe krimin e organizuar. Nënprefekti i Rojës Bregdetare, Jeffrey Novak, theksoi: “Rezultatet e arritura me Operacionin Pacific Viper pasqyrojnë përkushtimin tonë...