Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Durrës/ U dogjën 3 makina, policia zbulon shkakun e zjarrit në garazh
Policia jep informacion zyrtar lidhur me djegien e makinave në garazh në lagjen nr 15 të Durrësit, konkretisht në Spitallë. Policia thotë se shkak ishte një defekt në motor. "Në lagjen nr. 15, Durrës, dyshohet se si pasojë e një defekti në motor, ka rënë zjarr në një kamionçinë të parkuar, në pronësi të shtetasit N. Ç. Për pasojë, është djegur edhe automjeti në pronësi të shtetasit R. M., si dhe pjesërisht automjeti në pronësi të shtetasit O. Ç. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit"