Shqiptari, grevë para parlamentit grek: Kërkon zhvarrosjen e djalit, që humbi jetën në aksidentin hekurudhor

Shqiptari, grevë para parlamentit grek: Kërkon zhvarrosjen e djalit, që humbi jetën në aksidentin hekurudhor

Babai i Denis Ruçit, 22-vjeçarit që humbi jetën në aksidentin tragjik hekurudhor në Tempi të Greqisë, ka nisur që prej së hënës një grevë urie përpara parlamentit grek, në sheshin Syntagma, në Athinë. Siç shkruajnë mediat vendase, ai kërkon leje për zhvarrosjen e trupit të të birit, kërkesë kjo që është refuzuar nga Gjykata e Apelit në Larisa. Ky vendim e ka shtyrë atë të protestojë në mënyrë ekstreme përballë institucionit më të lartë ligjvënës të Greqisë. Ruçi ka nisur grevën në zonën ku ndodhet memoriali i përkohshëm i viktimave të tragjedisë së Tempit, përballë Monumentit të Ushtarit të Panjohur, aty ku është i shënuar edhe emri i të birit. Ai mban me vete një pankartë dhe një banderolë, përmes të cilave kërkon drejtësi dhe të...