BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027

Bashkimi Evropian propozoi më 19 shtator që të vendoset ndalesë ndaj importeve të gazit rus, si pjesë e një pakete të re të sanksioneve që shënjestron të ardhurat që Moska përdor për luftën, por edhe për të plotësuar kërkesën e presidentit amerikan, Donald Trump. Sipas masave të prezantuara, që duhet të miratohen nga shtetet anëtare të bllokut, Komisioni Evropian tha se synon që të heqë dorë nga blerjet e gazit e lëngshëm natyror nga Rusia deri në janar të vitit 2027 – një vit më herët se sa ishte planifikuar. “Ekonomia e luftës së Rusisë po mbahet nga të ardhurat nga karburantet fosile. Ne duam t’i ndërpremë këto të ardhura. Prandaj, ne do të ndalojmë gazin e lëngshëm natyror rus në tregjet evropiane”, tha shefja...