Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Në pritje të telefonatës Trump-Xi… Çdo të ndodhë me TikTok-un?
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një lëshim të rëndësishëm ndaj Kinës, në dëm të Tajvanit. Xi Jinping, nga ana tjetër, është treguar më i hapur për çështjen e TikTok. Këto janë disa nga lëvizjet që pritet të ndodhin përpara një telefonate që do të zhvillohet sot mes dy liderëve të superfuqive. Gjatë kësaj bisede, Xi mund ta ftojë zyrtarisht Trump-in për një vizitë shtetërore në Pekin. Tema kryesore e bisedës do të jetë ecuria e negociatave tregtare mes dy vendeve. Në përgatitje të kësaj telefonate, janë dhënë disa sinjale domethënëse. Sipas Washington Post, Trump ka vendosur të mos miratojë një paketë ndihmash ushtarake prej më shumë se 400 milionë dollarësh për Tajvanin. Edhe pse ky vendim mund të ndryshohet, sërish përfaqëson një ndryshim të madh...