Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zyrtari i burgjeve kapet me 700 € ryshfet, GJKKO e lë në arrest shtëpie
Gjykata e Posaçme GJKKO, ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, për Irakli Leka, i cili me 16 shtator u arrestua me urdhër të SPAK për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi u kap duke marrë këmbim të lejes së përkohëshme për të burgosurit. Vendimi u dha këtë të premte nga gjyqtari i GJKKO Bib Ndreca. Leka u denoncua nga një emision televiziv, pasi u filmua duke marrë 700 euro në këmbim të lejes 5 ditore për një të dënuar në burgun e Lushnjës. Pas denoncimit në emisionin investigativ, Drejtoria e Butrgjeve bëri me dije se Irakli Leka u arrestua në bashkëpunim me SPAK.