Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Peleshi shkeli Kushtetutën”, PD depoziton kërkesën për shkarkimin e kreut të Kuvendit
Partia Demokratike depozitoi sot në Parlament kërkesën për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi. Në këtë kërkesë opozita liston shkeljet të cilat sipas saj kryeparlamentari Peleshi kreu në seancën për miratimin e qeverisë duke vënë në dukje se; Peleshi nuk mundësoi paraqitjen e programit politik nga kryeministri përpara procesit të votimit, iu mohoi të drejtën deputetëve për të bërë pyetje para votimit; nuk lejoi të zhvillohej debati parlamentar për qeverinë. Pjesë e kërkesës janë edhe shkeljet e pretenduara që Niko Peleshi kreu në seancën ku u miratuan ndryshimet në rregulloren e Parlamentit. “Kryetari i Kuvendit në këtë periudhë të shkurtër të drejtimit të Kuvendit të Shqipërisë, ka dëshmuar mungesë të plotë të angazhimit për të ushtruar funksionin në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e...