Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shtohet infertiliteti, mjekët: Në Shqipëri 1 në 6 çifte hasin vështirësi të konceptojnë një shtatzëni
Numri i çifteve që hasin vështirësi për të sjellë në jetë një fëmijë sa vjen e rritet dhe ky nuk është një fenomen vetëm shqiptar. Mjekët gjinekologë rendisin ndër faktorë kryesorë moshën e madhe kur çiftet vendosin të planifikojnë shtatzëninë e pare, e cila pasohet me patologji të ndryshme çka e vështirëson edhe më tej, por edhe stili i jetesës që nis me mënyrën e ushqyerjes apo përdorimi i duhanit, alkoolit dhe drogave nga të dy partneret e të tjera. “1 në 6 çifte has vështirësi të konceptojë një shtatzëni”, u shpreh Eliona Demaliaj, doktoreshë e Spitalit Univeristar obstetrik-gjinekologjik “Mbretëresha Geraldine” Në shoqërinë tonë shpesh fajësohet gruaja për vonesën e një shtatzënie por sipas të dhënave statistikore 30 % shkak i vonesës është partneri dhe...