Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Akuzohet për korrupsion, GJKKO lë në masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ policin e burgut Lushnje
GJKKO ka lënë në masën e sigurisë "arrest në shtëpi" punonjësin e burgut të Lushnjes, Irakli Leka, i cili ishte arrestuar nga SPAK-u nën akuzën e "Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike". Leka dyshohet se ka marrë para në këmbim të dhënies së lejes së përkohshme për të burgosurit. Ky veprim është parashikuar nga neni 259, paragrafi 2 i Kodit Penal. Vendimi u dha nga gjyqtari Bib Ndreca. Polici akuzohet se ka përdorur funksionin e tij për të përfituar në mënyrë të paligjshme.