Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kërkoi sërish lirimin, GJKKO lë në burg Metën
Kronikë E Premte, 19 Shtator 2025 16:18 Ilir Meta do të mbetet në qeli. Gjyqtarja Irena Gjoka ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për presidentin e Partisë së Lirisë. Vetë Meta nuk ishte i pranishëm në seancë, teksa GJKKO shqyrtojë kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për Metën. Më 29 gusht, SPAK mbylli hetimet dhe e dërgoi për gjykim Metën dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin, nën akuzat për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.