Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Mbledhja e Këshillit Bashkiak për shkarkimin/ Veliaj kërkesë për të qenë i pranishëm: Dua të dëgjohem…
Kërkesa e Veliajt drejtuar Anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës: E nderuar kryetare dhe anëtarë të Këshillit Bashkiak, Jam informuar nga media se, më datë 23 shtator 2025, do të mbahet mbledhja e Këshillit Bashkiak të Tiranës, me objekt miratimin e propozimit drejtuar Këshillit të Ministrave për shkarkimin tim nga funksioni i Kryetarit të Bashkisë, me arsyetimin e mungesës mbi tre muaj në detyrë. Dua të theksoj qartë se kjo mungesë nuk është pasojë e vullnetit tim, por rrjedhojë e një mase sigurie disproporcionale dhe që do të kundërshtohet në çdo instancë gjyqësore, deri në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Kjo masë nuk ka izoluar vetëm qytetarin Erion Veliaj, por ka paralizuar qeverisjen e kryeqytetit, duke lënë pa drejtues të zgjedhur mbi 1...