Qeveria e Kosovës vendos sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

Qeveria e Kosovës vendos sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë

Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, duke harmonizuar masat me vendimet e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bëri të ditur se vendimi ka për qëllim mbështetjen e Ukrainës dhe koordinimin e politikave me partnerët ndërkombëtarë. “MPJD propozon për shqyrtim dhe miratim vendimin për zbatimin e pakos së 15, 16, 17 dhe 18 të sanksioneve të BE-së ndaj Federatës Ruse, si dhe masave shtesë përkatëse. Këto masa kanë për qëllim të kufizojnë aftësinë e Rusisë për të zhvilluar agresionin e saj kundër Ukrainës,” tha Sveçla. Sipas ministrit, pakoja e 15-të, e miratuar në dhjetor 2024, përfshinte ngrirje pasurish dhe ndalime udhëtimi për 54 individë dhe 30...