Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Park eolik në Tropojë, gazifikimi i Korçës dhe linjat e interkonjeksionit për rritjen e sigurisë energjetike
Shqipëria synon të pozicionohet si një lider rajonal në prodhimin dhe eksportimin e energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030. Sipas programit të ri të qeverisë, miratuar në Kuvend, vendi do të shtojë kapacitetet e prodhimit nga burime të rinovueshme çdo vit, duke arritur një total prej 1500 MW deri në vitin 2030. Një nga projektet kryesore është ndërtimi i parkut më të madh eolik në Tropojë, me kapacitet prej 600 MW. Po ashtu, qeveria ka planifikuar rijetësimin e Termocentralit të Vlorës (TEC), përmes konvertimit në gaz natyror, duke shtuar 250 MW të tjerë në kapacitetin prodhues të vendit. Ky do të lidhet me Gazsjellësin Transadriatik (TAP), duke rritur sigurinë energjetike dhe diversifikimin e burimeve të energjisë. Në planin afatgjatë, një tjetër hap i rëndësishëm...