Kritika nga Rama për ”fshatin turistik” pa leje në Theth, ILD: S’ka arsye për hetim për prokuroren Gjeli

Kritika nga Rama për ”fshatin turistik” pa leje në Theth, ILD: S’ka arsye për hetim për prokuroren Gjeli

Kronikë E Premte, 19 Shtator 2025 14:35 Inspektori i Lartë i Drejtësisë bën me dije se nuk ka nisur një hetim disiplinor ndaj prokurores së Shkodrës Elsa Gjeli, e cila u akuzua nga qeveria se nuk nisi hetim për një ndërtim pa leje në zonën e Thethit. Përmes një letre, ILD ka njoftuar ministrin Manja se e ka arkivuar kërkesën e tij për hetim disiplinor pasi pas verifikimeve paraprake nuk ka gjetur asnjë element për ta bërë këtë. Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Metani thotë se nuk konstatohen elementë të juridikë apo faktikë për të krijuar një dyshim të arsyeshëm për të nisur hetim ndaj Gjelit. “Ju vëmë në dijeni se, Inspektori Lartë i Drejtësisë (ILD) pas shqyrtimit fillestar të ankesës tuaj, të regjistruar me...