Ndërtimet pa leje në Theth- Rama kërkoi hetim për prokuroren Elsa Gjeli, ILD: S’ka arsye

Ndërtimet pa leje në Theth- Rama kërkoi hetim për prokuroren Elsa Gjeli, ILD: S’ka arsye

Edi Rama TIRANË-Inspektori i Lartë i Drejtësisë nuk ka nisur një hetim disiplinor ndaj prokurores së Shkodrës Elsa Gjeli, e cila u akuzua nga kryeministri Edi Rama se nuk nisi hetim për një ndërtim pa leje në zonën e Thethit. ILD ka njoftuar ish-ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja se e ka arkivuar kërkesën e tij për hetim disiplinor ndaj prokurores, por pas verifikimeve paraprake nuk ka gjetur asnjë element për ta bërë këtë. Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Metani thotë se nuk konstatohen elementë të juridikë apo faktikë për të krijuar një dyshim të arsyeshëm për të nisur hetim ndaj Gjelit. “Ju vëmë në dijeni se, Inspektori Lartë i Drejtësisë (ILD) pas shqyrtimit fillestar të ankesës tuaj, të regjistruar me nr. 2138 prot., datë 10.07.2025, ndaj veprimtarisë së magjistrates znj....