Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Albana Koçiu në krye të MB: Do t’i kryejmë të gjitha detyrat që na ngarkoi kryeministri
Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu e cila ka marrë sot zyrtarisht detyrën, premton reformim dhe rritje të profesionalizmit të këtij dikasteri. “Faleminderit z. kryeministër për besimin që më keni treguar për të drejtuar Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ju me të drejtë listuat një sërë detyrash të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilat është shumë e vërtetë, janë në ligje, janë në letër, por duan më shumë vëmendje. Janë emergjenca të kohës dhe pikërisht këtë do të bëjmë bashkërisht, dhe gjej rastin t’ju them publikisht sot se Ministria e Punëve të Brendshme, me mua në drejtim dhe ekipin e saj, do të ngrihet në lartësinë e duhur për ta përfaqësuar më së miri të gjithë figurën e punonjësit publik, së pari, duke...