Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sadushi: KLP dhe KLGJ të marrin më shumë përgjegjësi si qeverisës të vërtetë të drejtësisë
Inspektori i Lartë i Drejtësisë në bashkëpunim me projektin “Matra” të qeverisë së Mbretërisë së Holandës organizuan sot takimin e nivelit të lartë me institucione të drejtësisë për të folur mbi çështje të pavarësisë dhe përgjegjshmërisë së gjyqësorit. Në fjalën e tij kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi tha se vendi ka ecur përpara në fushën e drejtësisë, por ende nuk ka arritur që të fitojë plotësisht besimin e qytetarëve. “Mungesa e besimit publik është plaga jonë më e madhe”, u shpreh Sadushi, i cili bëri një analizë të ecurisë së reformës në drejtësi. “Reforma në drejtësi është në një fazë delikate. Institucionet e drejtësisë janë funksionale, por nëse qytetari shqiptar nuk e ndien se gjykata është vendi ku merr drejtësi, atëherë e gjithë...