Sisteme kamerash në shkolla, Rama: Policia dhe prindërit me akses në pamje në çdo kohë

Sisteme kamerash në shkolla, Rama: Policia dhe prindërit me akses në pamje në çdo kohë

Në kuadër të forcimit të sigurisë publike, Kryeministri Edi Rama njoftoi vendosjen e sistemeve të video-regjistrimit brenda shkollave, si një masë për të parandaluar ngjarjet e rënda kriminale që fatkeqësisht janë regjistruar mes nxënësve në institucione arsimore. Deklarata u bë gjatë prezantimit të ministres së re të Brendshme, Albana Koçiu, ku Kryeministri theksoi se Policia e Shtetit do të ketë akses të menjëhershëm në këto pamje, ndërsa edhe prindërit dhe drejtuesit e shkollave do të mund të shikojnë regjistrimet. ““Siguri më e lartë në rrugë ku do mbulojmë me kamera inteligjente akset kombëtare dhe qytetet e mëdha si fillim. Siguri më e lartë në shkolla, ku do t’i vendoset drejtorive të shkollave dhe prindërve sistemi i regjistrimit për veprimtaritë brenda shkollës dhe do jetë i...