Eksportet rritje imagjinare nga rieksportet drejt Kosovës, në realitet rënia së paku 3% për 8 mujor

Eksportet rritje imagjinare nga rieksportet drejt Kosovës, në realitet rënia së paku 3% për 8 mujor

Eksportet shqiptare këtë vit janë përfshirë në një rritje imagjinare në letra, për shkak të përfshirjes në llogaritje të mallrave që kalojnë nga Shqipëria tranzit drejt Kosovës.Në janar- gusht 2025 vlera zyrtare eksporteve shënoi 264,7 miliardë lekë me rritje 3,5 % raporton INSTAT, duke referuar se grupi që ka ndikuar më së shumti rritjen e eksporteve janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +10,0 pikë përqindje.Rritja e eksporteve është ndikuar nga Kosova, shitjet drejt të cilës u rritën me 75.5% në tetë-mujor, dhe gati dyfish për gushtin (+94.6%) e ndikuar kryesisht nga grupi “mineralet, lëndët djegëse e energjia”.Nga 9,9 miliardë që janë rritur eksportet në total në vlerë, shitjet e Kosovës janë zgjeruar me 20.1 miliardë lekë, për 8 mujorin, duke amortizuar rënien e...