Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Berisha dënon sulmin me tritol ndaj banesës së Mziut: Akt terrorizmi shtetëror
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një konferencë për mediat, ku dënoi vendosjen e lëndës plasëse në banesën e deputetit demokrat Xhelal Mziu. Berisha e cilësoi sulmin si një akt terrorizmi që synon të mbyllë gojën e opozitarëve dhe paralajmëroi se kryeministri Edi Rama do të mbajë “përgjegjësi maksimale” për ngjarjen. Kreu i PD shtoi se ngjarja është tërësisht politike e organizuar nga qeveria. “Sot unë jam këtu me deputetin Xhelal Mziu për të denoncuar një akt terrorizmi shtetëror ndaj tij dhe familjes së tij. Banesa e deputetit, duke qenë brenda, është sulmuar me tritol nga banditë shtetërorë. Masa e eksplozivit ka qenë e konsiderueshme dhe ka krijuar dëme edhe në zonën përreth. Ky akt ka vetëm një synim, të mbyllë gojën e opozitarëve....