Opozita drejt radikalizimit në Kuvend? Zbulohet propozimi i Gjin Gjonit në grupin e PD: Të mbledhim nga 1 mijë euro për të ngujuar 20 mijë qytetarë para Parlamentit

Opozita drejt radikalizimit në Kuvend? Zbulohet propozimi i Gjin Gjonit në grupin e PD: Të mbledhim nga 1 mijë euro për të ngujuar 20 mijë qytetarë para Parlamentit

Grupi parlamentar demokrat i mbledhur me urgjencë në përfundim të seancës së djeshme parlamentare, nuk doli me një vendim se cila do të jetë sjellja e opozitës në raport me qeverinë, por alternativat ishin të shumta. Pak minuta pas përplasjes në Parlament ku nuk u arrit do të zhvillohej debati për programin dhe përbërjen e qeverisë, deputetët e PD-së iu drejtuan selisë ku Sali Berisha foli për diktaturë. Burimet i thanë Top Channel se një prej propozimeve ishte ai i deputetit të Lezhës, Gjin Gjoni, i cili tha se mobilizimi i qytetarëve mund të bëhet duke u siguruar ushqim që të ngujohen para Parlamentit. “Propozimi im është që ne të gjithë si deputetë të mbledhim nga 1 mijë euro dhe të mobilizojmë 20 mijë qytetarë...