EMRAT/ Armë në makinë dhe trafik narkotikësh, dy në pranga në Lushnjë

EMRAT/ Armë në makinë dhe trafik narkotikësh, dy në pranga në Lushnjë

Policia e Lushnjës ka arrestuar dy shtetas në flagrancë, njëri për armëmbajtje pa leje dhe tjetri për trafikimin e narkotikëve. Një 23-vjeçar u kap i dehur dhe me një pistoletë sportive në automjet, ndërsa një 35-vjeçar u arrestua për posedimin e 12 dozave kokaine. Në pranga ranë shtetasit Denis Veliu dhe Orestian Shkurti. Të dyja rastet janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Lushnjë/Kontrolle të vazhdueshme, për goditjen e paligjshmërive dhe për garantimin e sigurisë publike. Me armë sportive pistoletë, në automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, vihet në pranga 23-vjeçari. Arrestohet 1 shtetas që siguronte lëndë narkotike Kokainë dhe e shiste në doza, në Lushnjë. Si rezultat i kontrolleve dhe administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë...