PD dorëzon kërkesën për shkarkimin e kreut të Kuvendit, liston shkeljet e Peleshit

PD dorëzon kërkesën për shkarkimin e kreut të Kuvendit, liston shkeljet e Peleshit

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke akuzuar atë për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit dhe për njëanshmëri politike në drejtimin e organit më të rëndësishëm kushtetues. Sipas kërkesës së PD-së, e drejtuar Këshillit për Legjislacionin, Peleshi ka drejtuar dy seanca plenare që nga zgjedhja e tij më 12 shtator 2025 (më 16 dhe 18 shtator), gjatë të cilave sipas opozitës, ka vepruar në kundërshtim të hapur me ligjin dhe ka mohuar të drejtat e deputetëve opozitarë. Në veçanti, PD-ja akuzon Peleshin për thirrjen e dy seancave të një dite më 16 shtator 2025: Seanca e parë, në orën 10:00, me rend dite: miratimi i procesverbaleve të seancave, njoftime, zgjedhja...