Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Ministrja e Brendshme bën aksionin e parë, thërret në takim kupolën e Policisë së Shtetit
Qeveria ‘Rama 4’ ka nisur sot zyrtarisht detyrën. Pas betimit të kabinetit qeveritar në Presidencë, para presidentit Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e rinj, dolën ga godina e Presidencës në këmbë dhe shkuan në Kryeministri Menjëherë pas betimit, Rama ka futur në punë të gjithë ministrat e rinj. Mësohet se ministrja e re e Brendshme, Albana Koçiu, ka thirrur për takim në ministri në orën 12:30 drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda, kupolën drejtuese në Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe drejtorët e qarqeve. Takimi do të mbahet për prezantimin e ministres së re.