Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Kodet etike janë mure mbrojtëse ndaj çdo presioni”, Altin Dumani rendit tre problematikat: SPAK po përballet me sfida
Është mbajtur sot takim i institucioneve të drejtësisë mbi pavarësinë dhe llogaridhënien, nga projekti Matra i qeverise holandeze. Në këtë takim ka mbajtur fjalë edhe kreu i SPAK Altin Dumani i cili ndër të tjera tha se veprimet e këtij institucioni është mbështetur në ligj dhe parime. Por ai tha se ka dhe një sërë sfidash, ku veçoi mbingarkesën procedurale, pamjaftueshmërinë stafit dhe infrastrukturën. “Në kohën kur besimi te drejtësia është i brishtë dhe pritshmëritë janë të larta, veprimet e SPAK janë mbështetur në ligj dhe parime. SPAK është zotuar për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke rritur kështu besimin. Pavarësia dhe llogaridhënia janë shtyllat kryesore ku mbështetet SPAK. Kushtetuta garanton pavarësinë e jashtme dhe të brendshme të SPAK. Prokurorët veprojnë dhe marrin...